Tronditet Brazili, futbollisti qëllohet me 10 plumba

Futboll

Tronditet Brazili, futbollisti qëllohet me 10 plumba

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:33
Felipe Diogo

Futbollisti i ri nga Brazili, Felipe Diogo (21 vjeç), u vra nga persona të panjohur.

Brazili u trondit nga lajmi në periferi të Sao Paulos, Ribeirao Preto, vritet Felipe Diogo. 

Autorë të panjohur e kanë qëlluar me dhjetë plumba futbollistin.

Felipe Diogo u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën kanë mundur të bëjnë asgjë.

Nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë, ndërsa mediat nga Brazili shkruajnë se atentati është kryer nga “sulmues të armatosur misterioz”.

Ata e dinin saktësisht rrugën e Diogos fatkeq dhe e prisnin në rrugën që e çonte në shtëpinë e tij.

Klubi Sao Bernardo, i cili garon në Serie C dhe për të cilin ka luajtur Felipe Diogo, i ka dhënë lamtumirën e fundit futbollistit me një mesazh prekës.

“Klubi i futbollit Sao Bernardo mori me keqardhje të madhe lajmin për vdekjen e sportistit tonë Felipe Diogo Bernardes Ferreira. Zoti ngushëlloftë zemrat e familjes së tij në këtë moment trishtimi të thellë”,- shkruhet në faqen e Instagramit të klubit brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat