Mourinho ndez derbin

Futboll

Mourinho ndez derbin

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 21:03
Mourinho e Sarri

"Për mua ndeshja e jetës është ajo e radhës, gjithmonë. Që nga dita që fillova të jem profesionist.

Është ndeshja e jetës për ta dhe për mua”. Kështu është shprehur trajneri i Romës, José Mourinho, në prag të ndeshjes së Ligës së Evropës, ndaj Slavias së Pragës. "A pres një ndeshje më të vështirë se e para?

Sigurisht, por në Romë ne shënuam në minutën e parë dhe zakonisht kur shënon menjëherë ka kushte për të luajtur një ndeshje tjetër", shpjegoi trajneri në konferencën për shtyp.

“Bëmë 2-0 pas 20 minutash, kështu që loja ishte nën kontroll. Por e thashë dhe e them sërish, Slavia është një ekip i fortë, ka lojtarë cilësorë, organizim cilësor në mbrojtje dhe në posedim të topit, kjo do të thotë se trajneri është i mirë. Stadiumi është i bukur dhe ambienti po ashtu.

Ne - shtoi ai - jemi afër kualifikimit, ata nuk janë aq afër por janë në një pozicion të privilegjuar në krahasim me Servette dhe Sheriff. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e mirë”.

Specia One përpiqet të largojë mendimin nga derbi me Lazion, por nuk heq dorë nga një thumb ndaj kolegut të tij Maurizio Sarri, i cili pas fitores ndaj Feyenoord kishte folur për një “miqësore” kur komentonte ndeshjen e verdhekuqve:

Fjalët e Sarrit? Nëse dikush duhet të ndihet i ofenduar nga deklaratat e tij, janë njerëzit e Slavias. Unë gjithmonë i respektoj kundërshtarët e mi, Slavia është një ekip i shkëlqyer dhe ndoshta ajo që bën dallimin është mënyra e të menduarit për ndeshjet. Ndoshta dallimi mes një trajneri që ka fituar 26 tituj dhe dikush që ka fituar disa është pikërisht ky mentalitet”.

“Çdo ndeshje është serioze për t’u luajtur dhe nuk ka miqësore, – shtoi Mourinho, – do të doja të dëgjoja reagimin e Lega Serie A ndaj deklaratave të tij, ishte një kritikë e drejtpërdrejtë dhe objektive, ndaj po pres”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat