Asnjë lojtar i Dritës në listë, presidenti Murseli akuzon menaxherin Shala!

Futboll

Asnjë lojtar i Dritës në listë, presidenti Murseli akuzon menaxherin Shala!

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:11
Murseli

Asnjë lojtar i Dritës në listë, presidenti Murseli akuzon menaxherin Shala!

Trajneri i Kosovës Primoz Gliha publikoi listën për ndeshjen ndaj izraelit, ku binin në sy mungesa të rëndësishme si Rrahmani, Zhegrova, etj., dhe prania e shumë futbollistëve dhe ish-futbollistëve të Ballkanit.

Megjithatë në listë nuk kishte asnjë futbollist nga skuadra e Dritës, teksa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i presidentit të klubit gjilanas, i cili kritikoi ashpër menaxherin e kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

Në një postim në Facebook, Murseli akuzoi se pikërisht për inate personale të Shalës, në listë mungojnë futbollistë të Dritës, teksa bëri apel që edhe FFK të marrë masa, për të mos lejuar ‘marrëzira të tilla.

"Kombëtarja e Kosovës jo rastësisht e ka prek fundin!

Për lojtarët e FC DRITA përsëri nuk ka ftesë nga Kosova, jo pse nuk ka kualitete por që inatet personale te njerezve në FFK janë të ulta ku shkojnë përtej imagjinatës.

Kështu ndodhë edhe me futbollistë që po e refuzojnë Kosovën.

Nëse nuk i shkojnë për qefi drejtorit të kombëtares, nuk merr ftesë, nuk ka lidhje pse dëmtohet Kosova.

Drejtori i kombëtares as nga kto rrethana nuk e ka pa të arsyshme të ftoj futbollist të Dritës! A e dini pse?!

Sepse Drita nuk i nënshtrohet kurr zhvatsit të pozites së drejtorit të kombetares.

Kjo ndodhe sepse sigurisht që i pëlqen kjo sjellje edhe kreu i FFK-se ne raport me Driten.

Institucioni i FFK-se nuk duhet te lejoj kso marrezirash nga nje drejtor zhvates sepse nuk po e demton Dritën, por po e demton futbollin Kosovar", reagon Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat