Ismet Munishi i del në përkrahje

Futboll

Ismet Munishi i del në përkrahje

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 19:06
Ismet Munishi

Analisti nga emisioni “Favorit”, Ismet Munishi, ka reaguar pas listës së publikuar nga Kombëtarja e Kosovës, për tri ndeshjet e këtij muaji, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Reagimi i tij vije pasatij të kryetarit të Dritës, Valon Murseli, lidhur me faktin që nuk është ftuar asnjë futbollist nga gjilanasit.

Trajneri Munishi vlerësoi se është turp që nga Primoz Gliha nuk u ftua askush nga skuadra e Dritës.

Ai këtë vlerësim e dha, edhe duke potencuar që Drita është rival i përjetshëm i tij, por që sipas tij, ky është realiteti: “Edhe unë mendoj që është turp, marre të mos ftohet asnjë futbollist nga klubi që unë kam rivalitet të perjetshem..

Rivaliteti, rivalitet, Realiteti,realitet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat