Genoa i siguron miqve humbjen e 5-të radhazi në Serie A

Futboll

Genoa i siguron miqve humbjen e 5-të radhazi në Serie A

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 23:13
Genoa

Genoa i siguron miqve humbjen e 5-të radhazi në Serie A!

Skuadra e Verona-s duke të jetë një nga favoritet për rënien nga kategoria në këtë sezon të Serie A, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje ka regjistruar përballjen e 11-të radhazi pa fitore, si dhe humbjen e 5-të radhazi në elitën e futbollit italian.

Verona u mund me rezultatin minimal, 1 me 0, në “Stadio Luigi Ferraris”, nga vendasit e Genoa, me këtë të fundit, që iu “falën” golit të qendërmbrojtësit rumun, Radu Dragusin, në minutën e 44’-t të sfidës, për të siguruar një tjetër 3 pikësh të vlefshëm, në garën për mbijetesën në Serie A.

Kështu, pas kësaj fitoreje, Genoa ngjitet në vendin e 13-të të renditjes, me plot 14 pikë, 1 më shumë se Lecce e Ylber Ramadanit e 2 më shumë se Sassuolo e Nedim Bajramit, ndërsa Verona mbetet në vendin e 18 të renditjes, me vetëm 8 pikë, pas 12 javëve të para të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat