Ylber Ramadani me Leccen barazojnë me Milanin

Futboll

Ylber Ramadani me Leccen barazojnë me Milanin

Nga: K. G. Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 16:57
Pamje nga ndeshja

Milani nuk ka arritur më shumë se një pikë ani se ka avancuar me rezultat 0:.2 në pjesë e parë.

Lecce këndellet në pjesën e dytë dhe ka barazuar me rezultat 2:2 me Milanin, në takimin e javës së 12-të të Serie A.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, djali nga Kosova, ka luajtur titullar dhe ka treguar lojë shumë të mirë. 

Ramadani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45-të.

Giroud (28') e Reijnders (35') shënuan për Milanin dhe Sansone (66') e Banda (70') realizuan për Leccen.

Në minutën e 90+3, Giroud i Milanit ndëshkohet me karton tl kuq. 

Milani është në vend të tretë me 23 pikë e ka 9 pikë më shumë se Lecce që gjendet në vend të 13-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat