Doriev e ka me Milevskin

Futboll

Doriev e ka me Milevskin

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 19:44
Pamje nga një ndeshje

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut këtë muaj do të luaj dy ndeshje kundër Italisë dhe Anglisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024.

Në listën e publikuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevski për dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, mungonte Lupço Doriev, ndërsa ky i fundit sot ka reaguar, duke kërkuar të paktën një shpjegim nga vet seleksionuesi pse nuk është pjesë e grumbullimit, për të cilën mendon se e meriton ti jepet një arsye.

“Më vjen keq që nuk do të jem pjesë e kombëtares në dy ndeshjet e ardhshme, megjithëse jam në formë të mirë dhe po shënoj gola për ekipin tim.

Megjithatë, unë si gjithmonë e respektoj përzgjedhjen e seleksionuesit, jam i bindur se ai e di se çfarë është më e mira për Maqedoninë për momentin. Mendoj se meritoj një telefonatë apo një mesazh nga seleksionuesi si shpjegim pse nuk jam pjesë e përfaqësueses.

Do të vazhdoj të punoj edhe më shumë dhe për të qenë sërish pjesë e kombëtares. I uroj bashkëlojtarëve suksese dhe rezultate të mira kundër Italisë dhe Anglisë. Të gjithë së bashku drejt suksesit në dy ndeshjet e fundit në këtë cikël”, ka shkruar Doriev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat