Odegaard nuk zbret në fushë me Arsenalin që nga 24 tetori

Futboll

Odegaard nuk zbret në fushë me Arsenalin që nga 24 tetori

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 15:22
Martin Odegaard

Martin Odegaard nuk zbret në fushë me Arsenalin që nga 24 tetori në ndeshjen e Champions League kundër Sevilla-s.

Zyrtarisht lojtari është ndalur nga një problem në ijë, por nga sa ka bërë të ditur Daily Mail arsyeja e vërtetë e ndalesës ka lidhje me një goditje të pësuar në kokë në stërvitje vetëm pak orë para ndeshjes kundër Neëcastle.

Në Angli ka rregulla të rrepta për goditjet e pësuara në kokë nga lojtarët: kush pëson goditje në kokë duhet të qëndrojë gjashtë ditë pushim të plotë dhe nuk duhet të ketë asnjë simptomë para se të kthehet në stërvitje.

Mbetet për t’u kuptuar nëse Odegaard, që nuk ka luajtur as kundër Burnley-t në ndeshjen e fundit të kampionatit, do të jetë në dispozicion të Norvegjisë për miqësoren kundër Ishujve Faroe dhe për ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Euro 2024 kundër Skocisë, e parëndësishme duke parë se Haaland me shokë janë të eliminuar.

Mesfushori figuron mes të grumbulluarve, por Federata Norvegjeze e Futbollit nuk ka dhënë asnjë lajm zyrtar në lidhje me pjesëmarrjen e lojtarit në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat