Euro 2024 përcakton skuadra të tjera të kualifikuara

Futboll

Euro 2024 përcakton skuadra të tjera të kualifikuara

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:02
Pamje nga një ndeshje

Në ndeshjet e luajtura në mbrëmjen e së hënës, vëmendjen e kishte marrë ndeshja Ukrainë-Itali.

Në përfundim të së cilës, në grupin C do të përcaktohej skuadra e vendit të dytë e kualifikuar për në Euro 2024.

Por megjithë përpjekjet, në Leverkusen, në përfundim të 90 minutave nuk ka gola dhe fitues në sfidën midis Ukrainës dhe Italisë. Ky barazim i leverdis Italisë që arrin të kualifikohet direkt për në Euro 2024, si skuadër e vendit të dytë, ndërsa Ukraina e vendit të tretë do të luajë në play-off me izraelin.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Anglia barazon 1-1 me Maqedoninë e Veriut. Maqedonasit kalojnë të parët në avantazh me anë të Bardhit. Anglia barazon me Kane në 58’. Për Anglinë ky rezultat vlen edhe për vendin e parë në vazot e shortit të grupeve të Euro2024.

Në grupin H, Sllovenia shkon në Euro2024. Pas pas njëzet vjetësh sllovenët rikthehet në finalet e një evropiani dhe këtë e arrijnë në prezencën e presidentit të UEFA-s, Aleksandr Ceferin, i cili ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur kombëtaren e kombit të tij në kërkimin e një rezultati pozitiv kundër Kazakistanit.

Dhe Sllovenia fiton 2-1 ndaj Kazakistanit duke u pozicionuar në vendin e dytë në grupin H me 22 pikë. Vendin e parë e mban Danimarka po me 22 pikë. Në ndeshjen më pak të rëndësishme të këtij raundi të fundit, Finlanda mposht San Marinon 2-1. E befasishme ishte humbja e Danimarkës tashmë të sigurt për vendin e parë dhe kualifikimin. Irlanda e Veriut fiton 2-0 me danezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat