Prishtina 01 nikoqire e “Elite Round”

Futboll

Prishtina 01 nikoqire e “Elite Round”

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:36
Prishtina 01

FC Prishtina 01 është në mesin e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve dhe do të jetë organizator i fazës ‘Elite Round’.

Kampioni i Kosovës në futsall FC Prishtina 01, do të përballen me klube të mëdha si Benfica (Porugali), Kairat Almaty (Kazakistan) dhe Doboveci (Slloveni).

Të enjten dalin në shitje edhe biletat, ku do të mund t’i gjeni në tre vende: New Born, Babel Caffe dhe në Sheshin e Prishtinës (afër Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit). Çmimi për ndeshje ditore do të jetë 3 euro.

Ky event ndërkombëtar i futsallit do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ku nga 29 nëntor deri më 3 dhjetor. Kosova do të jetë nikoqire e shteteve të huaja.

“Ju ftojmë që të jeni në numër sa më të madh për këtë ngjarje, pasi pa ju sukseset tona nuk kanë kuptim”, shkruhet në njoftimin e klubit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat