Hajdari e Hajrizi shënojnë, Bislimi asiston në dy gola, për fitoren bindëse të Luganos

Futboll

Hajdari e Hajrizi shënojnë, Bislimi asiston në dy gola, për fitoren bindëse të Luganos

Nga: K. Goca Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 22:23
Albian Hajdari

Lugano nuk ka treguar mëshirë në udhëtim, duke e demoluar me rezultat 5:0 Yverdon-in, në takimin e javës së 15-të të elitës së futbollit zviceran.

Albian Hajdari dhe Kreshnik Hajrizi shënuan e Uran Bslimi ka asistuar në dy golat e parë për këtë fitore me peshë të madhe. 

Hajrizi e Hajdari janë ndëshkuar me kartona të verdhë në minutën e 21-të përkatësisht 45+1.  

Golat i realizuan Hajdari (58'), Celar (59' e 62'), Hajrizi (74') e Babiq (90+1),.

Katër shqiptarë tirullarë për Luganon, portieri Amir Shaipi dhe futbollistët Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari e Uran Bislimi.

Bislimi u zëvendësua në minutën e 67-të e Hajdari në atë të 78-tën.

Lugano renditet në vend të gjashtë me 19 pikë e Yverdon në të 7-tin me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat