Ish - trajneri i Ademit dhe Bardhit merr drejtimin e Union Berlinit

Futboll

Ish - trajneri i Ademit dhe Bardhit merr drejtimin e Union Berlinit

Nga: K. G. Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 14:33
Pamje nga prezantimi

Skuadra e Bundesligës gjermane, Union Berlin ka emëruar trajnerin e ri pasi klubi promovoi sot Nenad Bjelicën. 

Bjelica u nda nga skuadra e Trabzonspor dhe ishte pa punë muajin e kaluar, por shpejt gjeti një mjedis të ri.

Union Berlin u nda me Urs Fischer pas një varg rezultatesh të dobëta në Bundesligë dhe Champions League, skuadra që ishte në top katërshe vitin e kaluar tani po lufton për mbijetesë.

Bjelica do të mundohet të ruajë statusin e Bundesligës për skuadrën nga kryeqyteti i Gjermanisë, si dhe vendin në garat evropiane.

Bjelica ka punuar me Arijan Ademin te Dinamo e Zagrebit, ndërsa me Enis Bardhin në Trabzonspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat