Valmir Veliu e Muhamet Hyseni lënë duarbosh Gjilanin

Futboll

Valmir Veliu e Muhamet Hyseni lënë duarbosh Gjilanin

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 14:57
Pamje nga ndeshja

Llapi ka importuar tre pikë të mëdha nga Gjilani.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Një veprim i shpejt i skuadrës nga Podujeva, ka rezultuar me gol në minutën e 82-të.

Valmir Velu këmbëshpejt, futet në 16-sh dhe nga afërsia me goditje të fortë, përtokë e në këndin e djathtë mposhti portierin vendas Halimi, 0:1.

Në minutlne  80+2, Muhamet Hyseni del i vetmuar dhe e parabollon portierin, 0:2.

Ky është goli i dhjetë për Hysenin.

Valmir Veliu e Muhamet Hyseni lënë duarbosh Gjilanin, në ndeshjen që u zhvillua në fushë të pastruar nga bora por nëpër me kohë të ftohtë.

Kryetrajneri i Llapt, Tahir Batatina, sikur në qiellin e shtatë, për pikët e plota që mori në fushën ndihmëse në Gjilan.

Llapi renditet në vend të dytë me 28 pikë e ka 7 me pak se lideri Ballkani.

Gjilani zë vendin e shtatë me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat