Handanoviq po përgatitet të nisë rrugëtimin e trajnerit

Futboll

Handanoviq po përgatitet të nisë rrugëtimin e trajnerit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 15:50
Handanoviq 

Samir Handanoviq ka filluar të punojë si skaut portierësh për Interin, por së shpejti do të bëjë turne në Evropë për të filluar studimin e trajnerëve të ndryshëm në të gjithë kontinentin.

Slloveni po ndihmon ish-klubin e tij në gjetjen e numrit 1 më të mirë të mundshëm për të ardhmen.

Por, siç raportohet nga “Calciomercato”, Handanoviq do të fillojë së shpejti të udhëtojë nëpër Evropë si mysafir i trajnerëve të ndryshëm, pasi ai kërkon të studiojë dhe të mësojë të bëhet trajner.

39-vjeçari do të vazhdojë të veprojë si skaut portierësh gjatë kësaj kohe.

Bisedimet me Interin kanë filluar tashmë në lidhje me një vit stërvitje përpara se të kthehet për të trajnuar një ekip të të rinjve, ndoshta në nivelin U-15 ose U-16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat