UEFA hap sondazh për golin më të mirë të kualifikimeve, përfshihet ‘bomba’ e Asanit ndaj polakëve

Futboll

UEFA hap sondazh për golin më të mirë të kualifikimeve, përfshihet ‘bomba’ e Asanit ndaj polakëve

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 15:53
Jasir Asani

Kualifikimet për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani, kanë përfunduar, me 21 kombëtare që e kanë siguruar pjesëmarrjen, me tri të tjera që kanë mbetur të konfirmohen nga playoff-i Ligës së Kombeve.

Në mesin e shteteve që kanë siguruar kualifikimin është edhe kombëtarja shqiptare, e cila ishte e para në grupin e saj, duke lënë pas Republikën Çeke dhe Poloninë.

UEFA ka publikuar një sondazh për të zgjedhur golin më të mirë të këtyre kualifikimeve.

Në mesin e golave është ‘bomba’ e Jasir Asanit në fitoren 2-0 ndaj Polonisë dhe ai i Kristjan Asllanit ndaj Ishujve Faroe.

Përndryshe, shorti për grupet e Evropianit do të zhvillohet më 2 dhjetor.

Ndërsa, Kampionati Evropian do të mbahet nga qershori i vitit të ardhshëm, ku për një muaj kombëtaret më të mira do të luftojnë për më të mirin e Evropës.

Golin e Asanit dhe Asllanit mund ta votoni KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat