​E ardhmja në dyshim, Broja mund të largohet nga Chelsea në janar

Futboll

​E ardhmja në dyshim, Broja mund të largohet nga Chelsea në janar

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:33
Armando Broja

Reparti i sulmit të Chelseat mund të ndryshojë në afatin kalimtar të janarit.

Nicolas Jackson dhe Armando Broja janë opsionet aktuale të Mauricio Pochettinos.

Rikthimi i Christopher Nkunkut dhe transferimi i një sulmuesi të ri pritet të ndryshojnë gjërat te Chelsea.

Ivan Toney i Brentford dhe Victor Osimhen i Napolit janë dy emrat në listën e Chelseat, ndërsa për ta interesim ka shprehur edhe Arsenali.

Sa i përket sulmuesve që janë të gatshëm, Jackson mbetet i preferuari pavarësisht se ka pasur një formë të luhatshme, ndërsa Broja po e konsideron të ardhmen e tij, siç bëhet e ditur nga “The Telegraph”.

Që prej rikthimit nga lëndimi në gju, Broja nuk po ka minutazhë të kënaqshme. Pas interesimit të Chelseat për një sulmues të ri, Broja mund të largohet, me një marrëveshje huazimi që shihet më e favorshme se sa një permanente.

Fulhami dhe West Hami thuhet se janë të interesuara në yllin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat