Batha njofton zyrtarisht divorcin

Futboll

Batha njofton zyrtarisht divorcin

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 18:24
Al Najma

Aventura arabe zgjat vetëm pak muaj, Batha njofton zyrtarisht divorcin.

Idriz batha është një futbollist i lirë.

Mesfushori 31-vjeçar gjirokastrit ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e Al Najma, që militon në Ligën e Dytë të Arabisë Saudite.

Lajmin e ka dhënë vetë Batha në rrjetet sociale, ku ka falënderuar klubin ku qëndroi vetëm për disa muaj, pasi u transferua atje vetëm këtë verë.

“Faleminderit Al Najma. Një eksperiencë e shkurtër, por që do të mbetet gjatë në memorien time.

Ju uroj shumë suksese dhe gjithë të mirat”, shkruan Batha në mesazhin e lamtumirës.

Mesfushori iu bashkua Al Najma në verë dhe firmosi për një sezon, teksa gjatë kësaj periudhe luajti 8 ndeshje në kampionat dhe një në Kupën e Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat