​Liverpool-LASK, formacionet zyrtare

Futboll

​Liverpool-LASK, formacionet zyrtare

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i përballjes mes Liverpoolit dhe LASK, e vlefshme kjo për Ligën e Evropës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Liverpooli u mposht 3:2 nga Toulouse, kurse LASK e mposhti 3:0 Royale Union SG.

Momentalisht, Liverpooli renditet i pari në Grupin E me nëntë pikë, krahas LASK që renditet i fundit me tre pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe Liverpooli e mposhti LASK 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Thiago, Bajcetic, Robertson, Jota dhe Alisson, kurse te LASK mungojnë Taoui dhe Wiesinger.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Tsimikas, Konate, Gomez, Quansah; Elliott, Endo, Gravenberch; Diaz, Gakpo, Salah

LASK (3-4-1-2): Lawal; Ziereis, Andrade, Talovierov; Stojkovic, Horvath, Ljubic, Bello; Zulj; Usor, Ljubicic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat