Freuler: Është bukur të luash kundër nikoqirëve 

Futboll

Freuler: Është bukur të luash kundër nikoqirëve 

Nga: K. G. Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 13:24
Freuler

Mbrëmjen e së shtunës në Hamburg është hedhur shorti për Kampionatin Evropian në futboll.

Zvicra është në Grupin A me Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarinë.

Kombëtarja e Zvicrës do të takohet me Gjermaninë mikpritëse (23 qershor në Frankfurt). 

Përveç kësaj, Zvicra do të luajë kundër Hungarisë në ndeshjen e parë më 15 qershor, pastaj me Skocinë më 19 qershor (të dyja në Koln). 

Futbollisti i Zvicrës, Remo Freuler, është i lumtur për Grupin A: “Është bukur të luash kundër nikoqirëve.

Do të jetë gjithashtu fantastike për tifozët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat