Arsenal - Liverpool supersfida e raundit të tretë

Futboll

Arsenal - Liverpool supersfida e raundit të tretë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

FA Cup, kompeticioni më i vjetër në historinë e futbollit ka hedhur shortin për raundin e 1/32-ve, ku nuk kanë munguar surprizat dhe përballjet interesante.

Në këtë raund do të zbresin në fushën e lojës edhe “peshat” e rënda të futbollit anglez, teksa kryefjala është padiskutim përballja Arsenal-Liverpool, me skuadrat që do të debutojnë në këtë sezon pikërisht përballë njëra tjetrës, në takim e planifikuar për datën 6 janar.

Manchester United, finalistët e sezonit të kaluar do të matin forcat përballë Wigan në transfertë, ndërsa Chelsea pret në shtëpi skuadrën e Preston.

Kampionët në fuqi, Manchester City do të luajë ndaj Huddersfield, ndërsa Tottenham do të presë në shtëpi skuadrën e Burnley-t.

Një tjetër sfidë interesante është ajo midis dy ekipeve të Premier League, Crystal Palace–Everton dhe në këtë raund spikatin përballje si, Stoke City-Brighton, Sunderland-Newcastle apo edhe Brentford-Wolves.

Ky raund është planifikuar për t’u luajtur në ditët e para të muajit janar të vitit të ardhshëm, teksa emocionet e FA Cup .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat