Kampionati “Abissnet Superiore”, këto janë datat dhe oraret e sfidave të javës së 16-të

Futboll

Kampionati “Abissnet Superiore”, këto janë datat dhe oraret e sfidave të javës së 16-të

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:45
Pamje nga një ndeshje

Kampionati “Abissnet Superiore”, këto janë datat dhe oraret e sfidave të javës së 16-të!

Java e 16-të e “Abissnet Superiore” do të luhet në datat 10 dhe 11 dhjetor. Të dielën janë programuar të zhvillohen tre takime. Laçi – Tirana dhe Erzeni – Kukësi do të hapin javën e 16-të, me të dyja sfidat që do të zhvillohen në orën 13:30, respektivisht në Laç dhe Rrogozhinë.

Në të njëjtën ditë do të luhet edhe një tjetër takim interesant në Shkodër, aty ku Vllaznia do të përballet me Dinamo City në stadiumin “Loro Boriçi”. Java e 16-të do të ulë siparin të hënën me dy sfidat Teuta – Egnatia dhe Partizani – Skënderbeu, që do të luhen në orën 17:00.

Ndërkohë të enjten, më datë 7 dhjetor, do të luhet edhe ndeshja e prapambetur Partizani – Teuta. Sipas kalendarit, sfida Partizani-Teuta ishte përllogaritur të ishte ndeshja hapëse e sezonit 2023/24, por u shty për shkak të impenjimit të klubit kryeqytetas në kualifikueset e UEFA Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat