Drita fiton me 9:0, Ballkani nuk lejon befasi! Ja rezultatet e Kupës së Kosovës

Futboll

Drita fiton me 9:0, Ballkani nuk lejon befasi! Ja rezultatet e Kupës së Kosovës

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:24
Pamje nga një ndeshje

Kanë përfunduar sfidat e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës, ku nuk ka pasur befasi.

Ballkani ka arritur fitore të vështirë në udhëtim te Drenica me rezultat 0-2, ku në fund të ndeshjes u realizuan dy golat.

Ishte Nazmi Gripshi i inkuadruar nga banka rezervë që realizoi dy gola në 15 minutat e fundit të duelit për t’i dhënë fitoren Ballkanit.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Drita, që ka mposhtur Dardaninë me rezultat të thellë 0-9.

Blend Baftiu realizoi dy golat e parë, pastaj gola realizuan edhe Leonat Vitija, Ardit Tahiri, Rilind Haziraj (dy), Raddy Ovouka, Dienit Isufi dhe Meris Maliqi.

Fitore ka shënuar edhe Prishtina që ka mposhtur Rahovecin me rezultat 0-1 me golin e realizuar nga Jalen Blesa.

Dukagjini ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 0-3, ku Blerind Morina me dy gola dhe Granit Elezaj me një tjetër i dhanë fitoren skuadrës së Armend Dallkut.

Gjilani ka arritur fitore me rezultat 3-1 në udhëtim te Ramiz Sadiku, derisa Feronikeli ’74 ka mposhtur 2-0 Istogun.  

Rezultatet perfundimtare

Flamurtari -Dukagjini 0;3

Rahoveci – Prishtina. 0:2

Vllaznia P – Trepca '89. 2:4

Dardania – Drita. 0:9

Vellaznimi- Ferizaj. 2:1

Drenica – Ballkani. 0:2

Feronikli-74 – Istogu. 2:0

Liria – Rilindja 1974. 2:2 vazhdime

R- Sadiku – Gjilani. 1:3

F- Kosova – 2- Korriku. 1:3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat