Pakënaqësi te Barcelona

Futboll

Pakënaqësi te Barcelona

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 18:10
Xavi

Pavarësisht një fillimi të mirë të sezonit me tre gola në pesë ndeshje, Ferran Torres është kthyer në një çështje te Barcelona.

Lojtari i datëlindjes 2000, në fakt, është gjithnjë e më shumë jashtë  projektit të Xavi Hernandez, i cili e ka përdorur me pikatore në ndeshjet e fundit.

Më tej, sipas asaj që raporton AS, futbollisti nuk është i kënaqur me situatën dhe po mendon të thotë lamtumirë që në janar për të mos rrezikuar të humbasë vendin e tij në kombëtare për Euro2024.

Newcastle tashmë duket se është vënë në lëvizje për Ferran Torres.

Këtë sezon, sulmuesi ka luajtur 880 minuta, ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat