Ylli kuqezi përfundon në radarët e ekipit të Premier League

Futboll

Ylli kuqezi përfundon në radarët e ekipit të Premier League

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 12:13
Ernest Muçi

Ylli kuqezi, Ernest Muçi, po kalon një moment të magjishëm në karrierën e tij, është kthyer në lider absolut te Legia, një idhull për tifozët.

Talenti shqiptar, me paraqitjet e tij të shkëlqyera, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha Evropiane, e kërkojnë në Spanjë, por së fundmi emri i tij po qarkullon edhe në Premier Ligë.

Muçi u shndërrua në makth për Aston Vilën në Ligën e Konferencës, në dy përballje kundër tyre, Muçi i realizoi tre gola, i fundit brenda në “Villa Park” ishte fantastik.

Sfida dyshe me ekipin anglez ishte një vitrinë e jashtëzakonshme për sulmuesin shqiptar, dhe ashtu siç pritej, emri i tij po ngjall interes edhe në ishull.

Sipas Fabrizio Romano-s, ekspertit të merkatos, për sulmin e Legia-s ka shfaqur interesim ekipi i Fulhem. Në fakt, Fulhem ka shfaqur interesim edhe për Brojën, por kartoni i sulmuesit të Çelsit kushton minimalisht 30 milionë euro, ndërsa Muçi sipas “Transfermarkt” vlerësohet me 5 milionë euro.

E sigurt është që Legia është gati të futet në bisedime ndërsa shpresojnë që sulmuesi kuqezi të shndërrohet në transferimet më të shtrenjtë në historinë e klubit polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat