Rama: Punë fantastike e KOKSH për gjeneratën e re të shoqërisë shqiptare

Futboll

Rama: Punë fantastike e KOKSH për gjeneratën e re të shoqërisë shqiptare

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:59
Pamje nga konferenca

Për herë të parë, Komiteti Olimpik Mesdhetar zhvillon mbledhjen e Bordit Ekzekutiv në Shqipëri.

Fjala e mikpritjes për anëtarët e bordit u mbajt nga kryeministri Edi Rama i cili vlerëson angazhimin e KOKSH për zhvillimin dhe implementimin e idesë së sportit tek gjenerata e re e shoqërisë shqiptare.

“Tirana është kryeqyteti europian i sportit. Falenderoj të gjithë ata që morën pjesë këtu dhe u tregoj se jeni të mirëpritur. Garancia jonë këtu është z.Fidel Ylli i cili është presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Në saj të tij KOKSH është në një moment zhvillimi të ri dhe po bëhet një punë shumë e mirë duke mbështetur nisma të rëndësishme për sportet, për gjeneratat e reja të cilët tashmë marrin pjesë në lëvizjet olimpike.

Aktualisht janë më shumë se 10 mijë të rinj të organizuar nëpër rrjete të tilla, në shkolla, në sportet e basketbollit e volejbollit, vajza e djem. Në vitet e ardhshme numri i disiplinave do të rritet për të siguruar që hap pas hapi çdo fëmijë të ketë mundësinë të përfshihet në aktivitete sportive.

Sporti profesional është një gjë, por sporti për të gjithë është një gjë tjetër dhe sporti për gjithësecilin duhet mbështetur më shumë veçanërisht në këtë pjesë të historisë njerëzore ku fëmijët tanë përballen me rreziqe të mëdha si interneti dhe teknologjia e re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat