Edi Martini: Teuta bëri disa gabime, po na përsëriten shpesh disa raste

Futboll

Edi Martini: Teuta bëri disa gabime, po na përsëriten shpesh disa raste

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 20:04
Edi Martini

Tekniku i Teutës, Edi Martini u ndal para mediave pas barazimit 2-2 me Egnatian. Ai u shpreh se skuadra duhet të hyjë në fushë në çdo ndeshje si e barabartë, pasi vetëm kështu përballohen takimet.

“Nuk është hera e parë që humbasim kështu. Është e disata herë që na ndodh. Të shënosh gol në minutën e 95’ dhe ta pësosh në 96’ është e pafalshme. U futëm të gjithë brenda në fund dhe nuk luftuam as për topin e parë dhe as të dytin. Të pësosh gol në minutën e fundit është e pafalshme. Egnatia ka kualitet, cilësi dhe stol. Edhe lodhja bëri punën e saj pasi kishim dy ndeshje radhazi me Partizanin dhe Egnatian. Ta kesh në dorë dhe ta prishësh në fund dy herë. Unë e kam thënë edhe më përpara që në çdo ndeshje do të hymë në fushë si të barabartë. Kur nuk arrin të mbyllësh një ndeshje si kjo e sotmja të vjen keq, por fundja është çështje karakteri. Ky është paniku dhe stresi i pikëve.

-Çështje karakteri apo mungesë karakteri tek lojtarët?

“Mungesë karakteri pasi kanë hyrë në presionin e pikëve. I lënë topin nëjri-tjetrit. Duhet të kesh karakter fitues për të përballuar atë stres të minutave të fundit.”

-Keni bërë shumë zëvendësime, por asnjë nga ata që u futën nuk plotësuan dot 11-shen, për të lodhurit që dolën nga loja.

“Kanë mbetur edhe dy ndeshje për këtë fazë duhet të bëjmë maksimumin për pikë. E presim janarin, pasi duhen disa lojtarë për të kompletuar ekipin. Edhe sikur ta kesh ekipin e plotë, por kur ke shumë ndeshje ndihet lodhja.”

-Do doje lojtarë të rinj si dhuratë, apo mos të pësosh gol në fund?

“Nuk mund t’ia lëshonim fushën në këtë mënyrë Egnatias. Por kemi ekip për ta përballuar Kategorinë Superiore.”

-Skuadra është e dënuar për të marrë 6 pikë?

“Ne jemi të dënuar që 5, 6 apo 7 javë për të marrë 3 pikësha. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Shyqyr Zotit që s’po gabojmë vetëm ne, por edhe ekipet e tjera. Të reflektojmë nesër dhe të marrim me qetësi ndeshjet e tjera.” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat