E ardhmja e Hasanit, ja dy opsionet për sulmuesin e Tiranës

Futboll

E ardhmja e Hasanit, ja dy opsionet për sulmuesin e Tiranës

Nga: K. G. Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 12:28
Hasani

Florent Hasani ka dy opsione serioze për të ardhmen.

Njëri është Rumania dhe tjetri është kampionati turk. Burime pranë KF Tirana bëjnë me dije se lojtari është duke zgjedhur mes dyshes së Bukureshtit, Dinamo ose Steauas.

E para është skuadra e parafundit në kampionat, ndërsa skuadra tjetër drejton kampionatin rumun. Sido që të jetë, kalimi i Hasanit në Rumani do të jetë një goditje e madhe si për lojtarin dhe Tiranën. Mësohet se Dinamoja e Bukureshtit dhe Rapidi i Bukureshtit kanë ofruar 270 mijë euro. Gjithsesi, Rumania nuk është pista e vetme që ka lojtari. Dy skuadra turke kanë dhënë ofertën e tyre për Florentin.

Në lojë janë edhe ekipe nga Arabia e Ukraina, të cilat japin më shumë para, por Në këtë moment që flasim situata është shumë e komplikuar, pasi është në dorë të lojtarit dhe KF Tiranës. Skuadra që do të japë shumën më të madhe do të marrë shërbimet e lojtarit. Klubi kërkon 500 mijë euro, por mund ta lëshojë edhe për më pak. Tirana do të luajë në dy sfidat e mbetura pa sulmuesin kryesor të saj, Florent Hasanin.

Futbollisti ka shënuar në dy sfidat e fundit, i ka dhënë skuadrës 14 pikë me golat e tij, por nuk do të rrezikojë për të qenë në fushë, pasi ka disa fije të ligamentit të këputura dhe stafi mjekësor nuk do të rrezikojë për ta futur në fushë. Klubi kërkon ta shesë në janar lojtarin dhe aktivizimi në këto dy sfida do të ishte thjesht “bixhoz” me shëndetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat