Formacioni i Llapit

Futboll

Formacioni i Llapit

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:18
Pamje nga një ndeshje

Liria është nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së 18-të në stadiumin Përparim Thaqi në Prizren.

Bardhezinjtë janë të fundit në tabelë dhe kanë nevojë të madhe për pikë dhe duan ta mbyllin sezonin vjeshtor me fitore.

Në anën tjetër Llapi që po lufton për titullin e kampionit çdo rezultat tjetër përveç fitores e konsideron si dështim.

Si vendasve ashtu edhe mysafirëve tre pikët iu nevojitën patjetër dhe kjo e bën ndeshjen të jetë shumë interesante dhe me rivalitet të madh.

Llapi: Avdyli, Vokrri, Jashari, Bekteshi, Blakcori, Krasniqi, Namani, Ramadani, Musolli, Veliu, Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat