Derbi i madh në Gjilan, Ballkani në presion 

Futboll

Derbi i madh në Gjilan, Ballkani në presion 

Nga: K.G. Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:48
Ballkani

Ballkani i Therandës është në presion të derbit të madh, ku nesër do të ndeshet me Dritën në ndeshjen e mbetur të javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi kërkon tre pikë ndaj Dritës.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirja Ramadani është nën ethe e kësaj sfide.

Ndeshja luhet nesër (13.00) në Gjilan.

“Nesër në Gjilan e zhvillojmë ndeshjen e mbetur nga xhiro e tretë, ku jemi mysafirë të Dritës.

Pas këtij dueli, në po të njejtin qytet luajmë edhe në vikend, ndaj Gjilanit, që do të jetë edhe përballja e fundit e sezonit vjeshtor në Superligë”, njofton FC Ballkani.

Drita është në vend të tretë me 31 pikë dhe Ballkani kryeson me 39 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat