Broja: Nesër na pret një derbi kundër liderit FC Ballkani

Futboll

Broja: Nesër na pret një derbi kundër liderit FC Ballkani

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 19:32
Rron Broja

Futbollisti i Dritës, Rron Broja, është gati për sfidën e madhe, kundër kampionit në fuqi, Ballkanit.

Ndeshja luhet në kuadër të javës së tretë, ndeshje e mbetur e kampionatit tonë.

Drita është në vend të tretë me 31 pikë dhe Ballkani kryeson me 39 sosh.

Ballafaqimi luhet nesër (13.00) në fushën ndihmëse në Gjilan.

Kapiteni Broja tregon se disponimi në klub është i mirë, por pritet të jetë ndeshje e vështirë. 

"Nesër na pret një derbi kundër liderit FC Ballkani.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo jemi munduar të përgatitemi maksimalisht gjatë përgatitjeve dhe besoj që të japim maksimumin që të jemi të vëmendshëm, agresivë që t'i marrim këto tri pikë.

Që mos ta humbim hapin për titull kampionit, ku besojmë  që nesër me një fitore do të jemi aty dhe do të hapet gjithçka.

Disponimi është mjaft mirë. E presim me pa durim këtë ndeshje", theksoi kapiteni Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat