Pioli merr dhuratën e Krishtlindjes

Futboll

Pioli merr dhuratën e Krishtlindjes

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:36
Pioli e Ibrahimoviç

Pioli merr dhuratën e Krishtlindjes!

Zlatan Ibrahimoviç zbret në fushë, Ish-sulmuesi suedez ka nisur aventurën e tretë te Milani, këtë herë si drejtues, pasi vetëm pak ditë më parë mori detyrën e këshilltarit të shoqërisë RedBird, që ka edhe pronësinë e kuqezinjve.

Ibrahimoviç ishte i pranishëm paraditen e të mërkurës në Milanello, ku takoi drejtuesit e klubit të Milanit, trajnerin Pioli dhe futbollistët, një pjesë e të cilëve kanë qenë shokë skuadre me të sezonin e kaluar.

Ish-sulmuesi është përpjekur të karikojë grupin dy ditë para transfertës së vështirë ndaj Salernitanës, aty ku Milani është i dënuar të marrë tre pikët për të mos humbur ritmin e Interit kryesues të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat