Barcelona mezi e mposhti ekipin e fundit në renditje 

Futboll

Barcelona mezi e mposhti ekipin e fundit në renditje 

Nga: K. G. Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 20:54
Pamje nga ndeshja

Barcelona mezi ka shënuar fitore dhe duke ruajtur hapin për kreun e tabelës në kampionatin spanjoll.

Barcelona ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Almerias.

Futbollisti Raphinha në minutën e 33-të, Roberto në atë të 60-tën e 83-tën shënuan për Barcelonën dhe për Almerian realizuan Leo Baptistao (41') e Gonzalez (71').

Barcelona renditet në vend të tretë me 38 pikë pas 18 jave e ka një ndeshje më shumë e 6 pikë më pak se lideri Girona.

Almeria renditet në vend të 20-të me 5 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat