Asani: Ekipi po shkon çdo vit lart e më lart!

Futboll

Asani: Ekipi po shkon çdo vit lart e më lart!

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:12
Pamje nga intervista

Partizani është fitues i Superkupës së Shqipërisë. “Demat” mposhtën Egnatian me rezultatin minimal 1-0 në finalen e Superkupës. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Arinaldo Rrapaj në minutën e 37-të të sfidës pas një gafe të Alen Sherrit.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur ish-lojtari i Partizanit, Jasir Asani dhe drejtori i “Demave”, Olsi Rama.

“Jam shumë i lumtur pasi Partizani gjithmonë futet për të fituar trofe ashtu si kampionatin. Jam i lumtur sepse po shoh Partizanin çdo vit lart e më lart.

Kam luajtur këtu me Partizanin, por edhe me Kombëtaren. Ku ka më mirë të shohësh Partizanin të fitojë ndeshje.

Partizani do të dalë në vendin e parë, por Egnatia është një ekip i mirë. Rrapaj lojtari më i mirë i vitit dhe po bën mirë te Partizani, por duhet akoma punë”, u shpreh Jasir Asani.

“Jasiri ka qenë pjesë e Partizanit, sepse kjo familje i ka rritur dhe i ka bërë këta që janë sot. Egnatia e kam thënë para dy vitesh që më pelqen si organizohet. E merituam këtë fitore sepse e pamë të gjithë si shkoi ndeshja.

Një Egnatia-Partizani në finalen e kampionatit? Shpresoj të jemi ne në finale dhe ta fitojmë. Sot jam i kënaqur sepse sot pashë një ndeshje me ritëm. Është një ndeshje që u jep stimul lojtarëve. Asnjë stimul financiar, por kanë luajtur pavarësisht lojës.

Përpos të gjithave vështirësve bëmë mirë. Është një nder i madh që të kesh arbitrin më të mirë që të arbitrojë.

Pse duhet të arbitrojë Jorgji në Shqipëri, sepse është nivel shumë i lartë. Unë kam fatin që e shoh ndeshjen nga lart sepse e shoh dhe në televizor dhe e bëj VAR-in para tyre. Por Jorgji është me të vërtetë jashtë realitetit, ai e pranon dhe vetë këtë”, tha Olsi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat