Gati: Pa 6 pikë të radhës, nuk do të ketë festa

Futboll

Gati: Pa 6 pikë të radhës, nuk do të ketë festa

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 23:38
Gati

Federiko Gati është njeriu që ka bërë bomberin në momentet më të vështira të sulmit, në këto 2 muaj të fundit duke i dhënë 9 pikë “të vetat” Juventusit, ku sidomos golat ndaj Monzës dhe Napolit janë ato që e mbajnë ende “Zonjën e Vjetër” në garë për titullin kampion.

Gjithsesi, pas hapit fals me Xhenoan, mbrojtësi bardhezi e di mirë se nuk do të jetë një fundviti shumë i bukur.

Madje, nuk do të ketë vend për festë, pasi ne e kemi një objektiv të qartë në kokën tonë, por në rast të një tjetër hapi fals, situata mund të na shpëtojë nga duart.

Frozinone dhe Roma? Dy sfida shumë delikate, me sy skuadra shumë të kundërta. Frozinone është në një moment fantastik, falë edhe lojtarëve që ne i kemi huazuar.

Ndërsa Roma është një kockë e fortë dhe ndaj skuadrave të Murinjos nuk është asnjëherë e lehtë që të luash.

Por pavarësisht këtyre, duam 6 pikët me çdo kusht, nuk ka alternativë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat