​Yildiz e konfirmoi se festoi në stilin e Del Pieros

Futboll

​Yildiz e konfirmoi se festoi në stilin e Del Pieros

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 17:48
Kenan Yildiz

Sulmuesi i Juventusit, Kenan Yildiz, konfirmon se festimi i golit të tij ishte frymëzuar nga Alessandro Del Piero.

Yildiz shënoi në debutimin e tij si titullar për Juventus të shtunën, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 12’ të një ndeshjeje të Serie A si mysafir kundër Frosinones.

“Për mua, kjo është shumë e madhe, faleminderit të gjithëve. Për fansat, janë të çmendur, shikojini! Faleminderit trajnerit që më dha një shans, Grazie a tutti, Grazie mille”, tha Yildiz për “DAZN” pas fitores kundër Frosinones.

18-vjeçari festoi golin e tij debutues në Serie A duke nxjerrë jashtë gjuhën siç kishte bërë pasi shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar për Turqinë në nëntor.

Është e njohur për tifozët e Juventusit që e panë legjendën Alessandro Del Piero të festonte në të njëjtën mënyrë shumë herë.

“Kam bërë tashmë vitin e kaluar me U19, ai [Del Piero] është një legjendë”, tha ylli turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat