Mourinho: Në janar nuk mund të bëjmë atë që duam

Futboll

Mourinho: Në janar nuk mund të bëjmë atë që duam

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:22
Roma

Special One për fitoren ndaj Napolit: “Pas 5-10 minutash e kuptova që  kishim fituar”!

José Mourinho shijon fitoren me Napolin që i lejon Romës së tij të qëndrojë pranë trenit të Champions League. "Gëzuar për të gjithë ju. Ndeshja e fundit para Krishtlindjeve na ndryshon Krishtlindjet, i thamë vetes - deklaroi Special One në fund të ndeshjes -.

Arritëm të qëndronim afër vendit ku duam të jemi, edhe me vështirësi. Janë tri pikë që na lënë aty. Menjëherë pas 5-10 minutash pata ndjesinë se Roma do ta fitonte ndeshjen. Bëmë një lojë të mrekullueshme edhe me 11 kundër 11. Pastaj me 10 veta përfituam nga avantazhi. Një fitore e merituar”. Për tregun e transferimeve: “Ajo që mund të bëjmë në janar nuk është ajo që duam”.

"Nuk është një kritikë, ne kemi një grup lojtarësh që kanë një histori mjekësore kritike - shtoi Mourinho për Dazn -.

Nëse jemi të gjithë ne, them që shkojmë dhe luftojmë me të gjithë për vendin e katërt. Pastaj e kemi vështirësinë e Fair Play-it financiar. Prandaj nuk më pëlqen të flas përobjektiva, grupi është i bashkuar.

Pa Smalling, Renato Sanches dhe Dybala nuk jemi një skuadër shumë e fortë. Me ta kemi një skuadër të fortë dhe gjithashtu një trajner të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat