Shumë ndërhyrje të palejueshme e pak raste në derbin e çmendur turk

Futboll

Shumë ndërhyrje të palejueshme e pak raste në derbin e çmendur turk

Nga: K. Goca Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 19:00
Pamje nga ndeshja

Nuk ka fitues (0:0) në derbin më të madh turk, mes dy rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, Fenerbahce – Galatasaray.

Përballje e luftuar deri në pikën e fundit në stadiumin “Sukru Saracoglu” në Stamboll.

Futbollistët Dzeko Under, Crespo, portieri LIvakoviç etj. me Fenernahcen, Ziyech, Mertens, Icardi e portieri Muslera etj. me Galatasarayn, treguan angazhim të madh.

Shumë ndërhyrje të palejueshme e pak raste në derbin e çmendur turk.

Gjyqtari Kardesler shpërndau shtatë kartona të verdhë, tre të Fenerbahce: Osayi-Samuel, Kahveci, King dhe katër të Galatasaray: Torreira, Boey, Akturkoglu e Ziyech.

Mbi 45 mijë shikues ishin në stadium.

Pas javës së 18-të në kampionatin turk, Fenerbahce kryeson me 44 pikë sa ka edhe Galatasaray në pozitën e dytë. Trabzonspor është në vend të tetë me 30 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat