Interi gjen zëvendësuesin e Cuadrados, transferon kanadezin e Brugge

Futboll

Interi gjen zëvendësuesin e Cuadrados, transferon kanadezin e Brugge

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 11:35
uan Cuadrado

Inter është hedhur në sulm në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Juan Cuadrado, i operuar pak ditë më parë. Administratori i deleguar i Inter, Beppe Marotta ka gjetur personin e duhur.

Bëhet fjalë për kanadezin Tajon Buchann, që luan me Brugge në kampionatin belg. 24-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2025 me skuadrën belge, por ka deklaruar se nuk do ta rinovojë kontratën.

Marotta është hedhur në sulm për ta sjellë Buchann në Milano, duke i ofruar një kontratë më të mirë.

Kostoja e këtij transferimi pritet të shkojë 10-12 milionë euro.

Kanadezi nuk është grumbulluar nga Brugge për ndeshjen e radhës, ndaj pritet që në ditët e para të janarit transferimi të përfundojë. Anësori kanadez do të jetë një armë më shumë për trajnerin Inzaghi, që synon titullin e Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat