Foto e vitit! Shikueshmëria që i dha shkëlqim Superligës së Kosovës 

Futboll

Foto e vitit! Shikueshmëria që i dha shkëlqim Superligës së Kosovës 

Nga: K. G. Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 18:50
Pamje madhështore me 13 gusht në Prizren

Që moti nuk e kishim pa Prizrenin përkatësisht stadiumin “Përparim Thaçi” përplot me shikues.

Shikueshmëria që i dha shkëlqim Superligës së Kosovës në futboll, “Arpagjikët” e Lirisë.

Me 13 gusht të këtij viti, në stadiumin “Përparim Thaçi”, rreth 8 mijë të pranishëm në ndeshjen mes Lirisë dhe kampionit në fuqi, Ballkani.

Atmosferë madhështore, tribuna lindore dhe ajo perëndimore, përplot me shikues.

Ndeshja i ngjante për nga pamja me shikueshmëri të ndonjë lige të fortë evropiane.

Kjo foto padyshim se është e vitit kur po flasim për Superligën e Kosovës.

Liria me tifozë i dha ngjyrë shkëlqyese elitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat