Biografi i Guardiolës: Në Spanjë nuk stërvit më për arsye sociale

Futboll

Biografi i Guardiolës: Në Spanjë nuk stërvit më për arsye sociale

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 13:12
Guardiola - majtas

Rrënjët katalane janë një pengesë e madhe për Josep Guardiolën që të rikthehet një ditë të stërvisë një ekip të La Liga-s. Sipas biografit të trajnerit më të mirë të historisë së futbollit pikëpamjet e ndryshme në disa çështje janë një barrierë e madhe.

“Arsyet sportive nuk janë një problem për Josep që të rikthehet të punojë në Spanjë, por arsyet sociale janë. Mendoj se nga ana e Guardiolës ka një refuzim pasi një pjesë e madhe e Spanjës e mendon ndryshe nga ai për një argument të caktuar”, tha Marti Perarnau në një intervistë për Marca-n.

Në 2018, Guardiola u takua me liderët e protestave pro krijimit të shtetit të Katalonjës në një burg shumë afër qytetit të Barcelonës.

Po në atë vit Guardiola u gjobit me 20.000 mijë stërlina nga Federata e Futbollit pasi mbajti një shirit të verdhë në krah në një ndeshje të Sitit në shenjë proteste kundër arrestimit të liderëve separatist.

“Gjithashtu, për të njëjtin motiv, e kam të vështirë të mendoj se Guardiola një ditë do të kontaktohet nga krerët e Federatës Spanjolle të Futbollit për t’i ofruar postin e komisarit teknik. Diçka e tillë do të provokonte një konflikt të panevojshëm”, vazhdoi Perarnau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat