Gati për hapin e madh në karrierë, shikoni sa ka shkuar vlera e kartonit të Ernest Muçit

Futboll

Gati për hapin e madh në karrierë, shikoni sa ka shkuar vlera e kartonit të Ernest Muçit

Më: 1 janar 2024 Në ora: 22:10
Ernest Muçi

Mbërriti në dimrin e vitit 2021 te Legia e Varshavës, aty ku Ernest Muçi muajin tjetër plotëson 3 vite nga transferimi në Poloni. Tre trofe të fituar deri tani, por rrugëtimi i sulmuesit të Kombëtares shqiptare nuk ka qenë i lehtë.

 Me vështirësi në fillim dhe aktivizim të pakët, Muçi ka vuajtur edhe ndryshimin e trajnerëve të klubi polak. Por, ky sezon për të ka qenë më se i rregullt dhe mund ta quajmë deri tani, si sezoni më i mirë. 22-vjeçari po shënon, edhe pse roli i tij nuk është i një sulmuesi të mirëfilltë, por ai jep garanci edhe në minuta, duke qenë gjithmonë i gatshëm për ekipin e tij. 

Madje këtë sezon, Muçi ka vendosur një rekord te Legia e Varshavës. Ai është lojtari i vetëm që është aktivizuar në të gjitha ndeshjet, qoftë edhe një minutë. Askush lojtar tjetër nga ekipi nuk ka arritur që të marrë pjesë në 34 ndeshjet e zhvilluara deri tani. Më saktësisht Ernesti ka luajtur 19 në kampionat, 6 ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës, 6 takimet në grupet e këtij turneu, si edhe në Kupë dhe Superkupë. 

Me një total prej 1949 minutash, Muçi ka shënuar deri në pjesën e parë të sezonit 9 gola, ku shenjë lanë ato tre ndaj Aston Vilës në Ligën e Konferencës. 

Me kontratë deri në verën e 2025, Legia kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij, me Fulhamin në Premier League që po bën sondazh për djaloshin e Kombëtares. Në vetëm një vit, vlera e tij u rrit me 6.2 milionë euro dhe tanimë kap shifrën 8 milionë në “Transfermarkt”. Askush nuk ka një vlerë të tillë në elitën polake. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat