Dinamo luan derbin ndaj Tiranës

Futboll

Dinamo luan derbin ndaj Tiranës

Më: 2 janar 2024 Në ora: 16:01
Dinamo

Dinamo dhe Tirana do të luajnë më 12 janar ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”.

Një derbi mjaft interesant që do të startojë në orën 17:00.

Momentalisht të dy ekipet kanë objektiv “Final Four”, me Dinamon që është vetëm 4 pikë larg ‘bardhebluve’. Për të besuarit e Mehmetit 3 pikët vyejnë për të mbajtur ekipin sa më afër Europës, në krahun tjetër Tirana kërkon fitoren për t’iu qepur nga pas Partizanit dhe Egnatias.

Por 10 sfidat e fundit të këtij derbi favorizojnë Tiranën.

Bardheblutë” kanë statistika pozitive në 10 ndeshjet e fundit, ku kanë fituar 6 prej tyre. 3 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa Dinamo ka triumfuar vetëm 1 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat