Dëmtimi i Vinicius, FIFA i detyrohet Realit 400 mijë euro

Futboll

Dëmtimi i Vinicius, FIFA i detyrohet Realit 400 mijë euro

Më: 3 janar 2024 Në ora: 15:22
Vinicius

Fillimi i vitit të ri është pozitiv për Realin e Madridit pasi përveç lajme të mira që po merr nga infermieria është njoftuar nga FIFA për shumën e dëmshpërblimit për lojtarët e dëmtuar me kombëtaret respektive.

Kështu pas rikuperimit të Vinicius Zhunior mësohet se Reali do të përfitojë nga FIFA plot 400 mijë euro.

Sulmuesi Brazilian u dëmtuar në një ndeshje të mbajtur më 17 nëntor përballë Kolumbisë.

Shifra e saktë e përfituar nga Reali për dëmtimin e Vinicius është 410.960 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat