Ramadani: Shqipëria mund të jemi surpriza e EURO 2024

Futboll

Ramadani: Shqipëria mund të jemi surpriza e EURO 2024

Më: 4 janar 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani, në një intervistë për mediat italiane, ka folur për aventurën e parë te Lecce si dhe për EURO 2024, ku ai do të jetë pjesë e Shqipërisë në këtë event të madh të futbollit që do mbahet këtë vit në Gjermani.

Ramadani thotë se është përshtatur mjaft mirë tek skuadra italiane dhe se nga e gjithë skuadra është pritur mjaft mirë.

“Unë dhe familja ime jemi vendosur mirë, skuadra më priti në një mënyrë të shkëlqyer. Unë nuk ndihem si lider, ka shumë liderë në dhomën tonë të zhveshjes. Është e qartë, megjithatë, ky rol kërkon një personalitet të madh. Ndihem mirë”, ka thënë Ramadani.

I pyetur për Evropianin “Gjermania 2024”, Ramadani tha se  kuqezinjtë mund të jenë surpriza e EURO 2024.

“Jemi në një grup shumë të komplikuar, por ne mund të jemi surpriza. Skuadra jonë është një grup që mund të bëjë shumë mirë, shumë prej nesh luajnë në ligat kryesore evropiane edhe djemtë e rinj mund të bëjnë gjithashtu shumë mirë. Do të jetë një aventurë e madhe”, ka theksuar Ramadani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat