Edhe pse shifrat e sezonit të kaluar janë vërtet të jashtëzakonshme për piloti holandez të Red Bull, Max Verstappen, ai nuk mund të jetë kurrë si Michael Schumacher.
I këtij mendimi është Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1.
Në një intervistë për mediat gjermane, ai ka dhënë opinionin e tij. “Brenda vetes, Max ka diçka që i ngjan Schumacher”, tha Ecclestone, tashmë 93 vjeç.
“Gjithsesi, duhet të them se Max nuk është i pamëshirshëm siç ishte Michael. Schumacher as që mendonte se mund të bënte kompromise në garë”, u shpreh me tej ish-pronari i Formula 1.
Në fund, Ecclestone tha se piloti britanik Lewis Hamilton ka më shumë shanse se kushdo pilot tjetër për të fituar titullin e tetë kampion bote. “Shpresoj që të mund ta realizojë këtë gjë.
Kjo do ta fuste në histori dhe jo ta ndante atë karrige me Schumacher”, tha Ecclestone.