Dështimin e Kosovës, Agim Ademi e ndërlidh me arrestimin e tij nga policia

Futboll

Dështimin e Kosovës, Agim Ademi e ndërlidh me arrestimin e tij nga policia

Më: 7 janar 2024 Në ora: 19:09
Agim Ademi

Pas dështimit të madh të kombëtares së Kosovës në kualifikimet për “Euro 2024”, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është munduar ta arsyetoj edhe me arrestimin e tij nga policia e Kosovës, që kishte ndodhur në prag të fillimit të kualifikimeve.

‘’Këtë ndodhi e konsideroj të paarsyeshme, për faktin edhe sikur të ketë pasur dicka, edhe pse u vërtetua që nuk ka pas asnjë shkelje, as aktakuz, por jam hetu ose Federata është hetu, faktikisht ka ndodh dicka që nuk ka qenë e vërtet dhe do të mbajnë përgjegjësi ata që i kanë thënë të pavërtetat.

Nuk kemi mundur ta shpalosim programit e kjo ndoshta ka qenë shokë për futbollistat. Ne si Federat, gjithmon kemi dhënë vullnetarisht llogari në institucionet tona, kemi qenë në kontate edhe me UEFA-n e FIFA-n.

Kjo ngjarje ka mundur të kenë ndikim edhe në ekipin tonë’’, tha thënë Ademi për ATV-në.

Ademi ishte arrestuar nën dyshimin për korrupsion e keqpërdorim të besimit, duke u mbajtur një muaj në arrest shtëpiak, e që pas një procesi është liruar nga akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat