Kryeqytetasit ndajnë rrugët me një mesfushor

Futboll

Kryeqytetasit ndajnë rrugët me një mesfushor

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:52
Tirana

Ardit Hila nuk është më pjesë e Tiranës. Bardheblutë kanë zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin, i cili këtë edicion u aktivizua në 12 ndeshje dhe shënoi edhe dy gola.

Pas një sezoni e gjysmë 31-vjeçari ndan rrugët me kryeqytetasit, teksa me bardheblutë arriti që të marrë vetëm një Superkupë Shqipërie.

Në aventurën e tij, Hila luajti 55 ndeshje me Tiranën, duke shënuar dhe 10 gola në të gjitha kompeticione. Pritet që e ardhmja e tij të jetë në Kategorinë e Parë, ku Elbasani ka shfaqur interesim konkret për të.

Për mesfushorin kalimi tek Elbasani do ishte një rikthim tek skuadra ku u formua si futbollist dhe luajti për shumë edicione. Hila në të shkuarën ka qenë dhe pjesë e Partizanit, Kukësit dhe Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat