Ja si fraza epike e Beckenbauer e ‘shtyu’ Toni Kroos drejt Real Madridit

Futboll

Ja si fraza epike e Beckenbauer e ‘shtyu’ Toni Kroos drejt Real Madridit

Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:47
Beckenbauer e Kroos

Toni Kroos mbërriti te Real Madridi në korrik 2014. Ai po luan sezonin e dhjetë me skuadrën e bardhë, teksa ka përkuar me një nga periudhat më të mira në historinë e klubit nga Bernabeu”. Largimi i tij nga Bayern Munich, i drejtuar në atë kohë nga Pep Guardiola, ngjalli lloj-lloj reagimesh te tifozët dhe zyrtarët e skuadrës bavareze, të cilët më së shumti u penduan për lamtumirën e tij.

Këtij trendi i është bashkuar edhe Franz Bekcenbauer, asokohe president i Bayernit, i cili vdiq këtë të hënë në moshën 78-vjeçare. Ish-lojtari legjendar i kombëtares gjermane, megjithatë ishte mirëkuptues me vendimin e Kroos, të cilin disi e ‘shtyu’ me fjalët e tij për ta ndërmarrë hapin e ndryshimit të fanellës së Bayernit me atë të Real Madridit.

Tani, me rastin e humbjes së tij të trishtë, janë rikujtuar ato fjalë të Beckenbauerit, që padyshim do të jehojnë këto ditë në veshët e Kroos. “Si president i Bayernit më vjen keq për largimin e tij, – ka thënë ‘Kaiser’, para se të shtonte me një ton simpatik: – Ne humbasim një lojtar të klasit botëror, por të shkosh te Real Madridi është e paçmuar”. Koha do të përfundonte duke e provuar atë që tha legjenda e futbollit gjerman.

Mesfushori i Real Madridit iu bashkua shprehjeve të pikëllimit për vdekjen e Franz Beckenbauer me një mesazh në llogarinë e tij zyrtare.

Në postim, një lojtar shumë i ri u shfaq pranë ‘Kaiser’, i shoqëruar me këtë mesazh: “Çfarë momenti, kur isha 17 vjeç! RIP Kaiser”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat