Partizani refuzon 150 mijë euro për sulmuesin

Futboll

Partizani refuzon 150 mijë euro për sulmuesin

Më: 10 janar 2024 Në ora: 17:04
Partizani

Me rikthimin e Xhuliano Skukës, te Partizani ka një mbipopullim të sulmuesve qendror.

Plot 5 të tillë si Mba, Bintsouka, Mensah dhe i riu Birçaj që i shtohet edhe dibrani. E sigurtë është që njëri nga afrikanët do të largohet me Mba që duket më favorite.

Në tryezën e klubit ka mbërritur një ofertë prej 150 mijë eurosh nga një klub slloven për Christian Mba. Por, presidenti Gaz Demi ka refuzuar këtë ofertë duke vijuar me strategjinë e mos-shitjeve nën kosto, sipas shtypit të shkruar.

Për nigerianin të cilin e bleu 180 mijë euro nga Trepca ’89, Demi kërkon plot 250 mijë euro. Mb aka qenë i kushtëzuar këtë sezon për shkak të dëmtimit në muskujt e barkut e më pas një tërheqje muskulare duke luajtur vetëm 14 ndeshje, shumë prej të cilave nga stoli, ndërsa ka shënuar edhe 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat