Veprim fantastik i Loshajt

Futboll

Veprim fantastik i Loshajt

Më: 11 janar 2024 Në ora: 14:15
Loshaj

Istanbulspori e mbylli në barazim 2-2 duelin në transfertë përballë Adana Demirsporit, duke rikuperuar disavantazhit e dyfishtë dhe duke marrë pikë pas pesë humbjeve radhazi në kampionatin turk.

Valon Ethemi dhe Florian Loshaj u aktivizuan si titullarë për Istanbulsporin, ndërkohë që kapiteni Eduard Rroca vijon të qëndrojë jashtë fushave për shkak të problemeve muskulore.

Pikërisht Loshaj, mesfushori i Kosovës, u bë protagonist i një veprimi të bukur gjatë një dueli me një futbollist vendas. Duke e ruajtur gjatë një momenti që mund të binte keq në tokë me kokë dhe mund të dëmtohej.

Veprimi i 27-vjeçarit nga Skenderaj u vlerësua shumë nga tifozët, të cilët nuk i kursyen fjalët pozitive për Loshajn, i cili evitoi një rrëzim të rrezikshëm të francezit Edouard Michut,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat